Paraditen e sotme, Shtabi Emergjent i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu mbajti mbledhje, pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për situatën me pandeminë e virusit COVID-19. Në këtë mbledhje u bë e ditur gjendja në Ferizaj sa i përket menaxhimit të situatës, institucionet gjegjëse në kuadër të Shtabit Emergjent njoftuan mbi veprimet e ndërmarra si dhe angazhimet shtesë në përballimin e kësaj situate. Konkluzë e takimit ishte respektimi strikt i vendimeve të Qeverisë, si dhe angazhimi i institucioneve lokale në këtë drejtim.
Temë bosht e këtij takimi ishte riorganizimi i hapësirave spitalore, mes QKMF-së dhe Spitalit Rajonal të Ferizajt, për të përballuar fluksin eventual të të dyshuarve app infektuarve me COVID-19. Shtabi mori vendim që të bëj këtë riorganizim mes institucioneve me qëllim që më shpejt, më lehtësisht e më me efikasitet të trajtohen rastet e dyshuara me COVID-19 apo edhe vet të infektuarit.
Në anën tjetër, shefi i Shtabit Emergjent, Agim Aliu kërkoi shtim të kontrolleve nga Inspektorati i Komunës, por edhe institucionet tjera, në dobi të respektimit të masave mbrojtëse, kufizuese sa i përket pandemisë.