01,05,2024

Agron Bajraktari u rizgjodh Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Must Read

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka intervistuar sot kandidatët për rektor të Universitetit dhe me shumicë votash ka zgjedhur Prof. Dr. Agron Bajraktarin.

Bajraktari është rizgjedhur rektor edhe për një mandat katër vjeçar në një konkurrencë prej pesë kandidatëve, të cilët kishin aplikuar në bazë të konkursit të shpallur më datën 10.06.2020 për zgjedhjen e Rektorit të UShAF.

Rektori Bajraktari ka udhëhequr UShAF katër vitet e kaluara, pra që nga themelimi i këtij Universiteti dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në zhvillimin e universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë.

UShAF me këtë rast ka mbyllur procesin e zgjedhjeve në Universitet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img