20,05,2024

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve – përqindjet, emrat e deputetëve dhe gjithçka që duhet të dini

Must Read

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se numri i votuesve të regjistruar ka qenë 1,851,927 ndërsa 814,129 prej tyre kanë shfrytëzuar të drejtën e votës nga vendvotimet.

89,257 ishte numri i votave me kusht. Ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje ka qenë 48,78 përqind.

Sipas të dhënave përfundimtare të KQZ-së, përqindja e daljes në zgjedhje ka qenë 48,78 për qind, shkruan lajmi.net.

Nga ky numër i votuesve, Lëvizja Vetëvendosje ka mbi 438 mijë vora ose 50,25 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka mbi 148 mijë vota, apo 17 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbi 110 mijë vota ose 12,73 përqind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbi 62 mijë vota ose 7.12 për qind, ndërsa Lista Serbe ka 5.09 për qind.

Sipas rezultatit të prezantuar nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 58 deputetë në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës në anën tjetër ka marrë 19 ulëse në Kuvend.

Vetëm 15 ulëse në Kuvend i ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 8 ulëse.

Më poshtë mund t’i lexoni të gjithë emrat e 120 deputetëve të legjislaturës së re në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se qeveria e re pritet të formohet para datës 25 mars. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img