03,05,2024

Reshje shiu dhe bore të dielën në Kosovë

Must Read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, deri sa në viset e larta do të ketë reshje bore.

Sipas IHK-së, reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img