25,04,2024

Republikanët shprehin keqardhje dhe kërkojnë të ndihmohet rimëkëmbja e fabrikës “Hit Shoes – GERIS” në Ferizaj

Must Read

Pas djegies së fabrikës së këpucëve “Geris” në Ferizaj,përmes një komunikate kanë  reaguar edhe  Republikanët,dega në Ferizaj.

Komunikatën e plotë të Republikanëve mundë ta lexoni në vazhdim.

Republikanët e Kosoves, Dega në Ferizaj, me keqardhje pranoi lajmin për djegien e fabrikës së këpucëve “Hit Shoes – GERIS” në Ferizaj. Ky jo vetëm që është në lajm jo i mirë për ekonominë lokale të Ferizajt, duke pasur të punësuar afro 200 punëtorë, por është lajm i hidhur edhe për Ekonomin e Kosovës në tërësi, pasi që kjo fabrikë prodhimet e veta kishte arritur edhe që t’i eksportonte.

Në anën tjetër jemi më të qetë meqenëse nuk ka viktima njerëzish nga kjo fatkeqësi, përveç disa lëndimeve. Ne si Republikanë të Kosovës, do të kishim pasur dëshirë që autoritet lokale, në këtë rast, Zjarrfikësit nga Ferizaj, të ndodheshin në kushte më të mira me kapacitete teknike por edhe me staf më të madh për të qenë më mirë të përgatitur për ndërhyrje emergjente, por njëkohësisht jemi mirënjohës për ekipet tjera ndihmuese zjarrfikëse nga komunat tjera.

“Ne si Republikanë, mendojmë se bizneset luajnë rolin kyç në zhvillimin ekonomik të vendit dhe për atë duhet punuar vazhdimisht që t’i krijojmë mjedis të favorshëm biznesor. Me këtë rast, ju bëjmë thirrje autoriteteve qendrore dhe lokale që të gjenden mënyra ligjore dhe të duhura për kompensimin e dëmit fabrikës së këpucëve  “Hit Shoes – Geris”, që njëkohësisht do të ishte ndihmë për të punësuarit që mbajnë familje nga puna e tyre e deritanishme në këtë fabrikë”  ka thënë  Fitore Sadiku, kryetare e degës së REK në Ferizaj.

Republikanët e Kosovës, Dega në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img