04,11,2024

Rënie e ndjeshme e incidenteve në Rajonin e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.08.12.2018. Krahasuar me muajin nëntor të vitit 2017, në periudhën e njëjtë të këtij viti, në zonën e
përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, është shënuar rënie e ndjeshme
incidenteve dhe e rasteve të veprave penale në përgjithësi.
Nisur nga statistikat dhe vlerësimet e bëra për muajin nëtor të këtij viti, është shënuar rënie e
veprave penale dhe incidenteve në shkallën 25.9 %, ndërsa vetëm veprat penale kanë shënuar rënie
për 17.6 %.
Edhe të dhënat statistikore për disa nga veprat penale më serioze, (Lëndime të rënda
trupore, Vjedhjet e Rënda dhe Vjedhjet), tregojnë së është shënuar rënie për 17.5 %, ndërkohë që
në zonën e përgjegjësisë së DRP-së së Ferizajt, në këtë periudhë kohore nuk është shënuar asnjë
rast i Grabitjes.
Gjatë muajit nëntor të këtij viti, në zonën e përgjegjësisë të DRP-së në Ferizaj, nuk ka pasur asnjë
aksident trafiku me pasoja fatale, ndërkaq ka rënë ndjeshëm edhe numri i aksidenteve me lëndime,
(23.5 % më pak) dhe të atyre më dëme materiale (43 % më pak). Në të njejtën periudhe kohore,
ndërkaq, numri i gjobave të shqiptuara për kundërvajtje të ndryshme në trafik, është rritur për rreth
45 %, shprehur në shifra, vetëm në muajin nëntor, janë shqiptuar gjithësej 4409 gjoba (tiketa).
Për sa i përket zbulueshmërisë së veprave penale, ky segment ka arritur shkallën 80 %.
Rënia e numrit të rasteve në muajin nëntor në përgjithësi, është pasqyrë e bashkëpunimit dhe e
bashkëveprimit ndërmjet sektorëve të ndryshëm si dhe zbatimit në përpikmëri e urdhërave dhe
planeve operative të nivelit qendror të Policisë së Kosovës si dhe puna e mirë që është bërë në
sferën e reagimit dhe të parandalimit të veprave penale.
Në DRP-në e Ferizajt, janë të përkushtuar për të vazhduar me angazhimet dhe në përmbushjen e të
gjitha objektivave për ofrimin e sigurisë dhe qetësisë publike për te gjithë qytetarët e zonës së
përgjegjësisë dhe më gjerë, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Zyra Rajonale e Policisë në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img