03,05,2024

Rektori Bajraktari zgjedhet nënkryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari është zgjedhur nënkryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, institucion ky i pavarur që mbikëqyrë kualifikimet kombëtare.

Rektori Bajraktari do të jetë pjesë udhëheqëse në mandat katër vjeçar e këtij Këshilli, i cili numëron 13 anëtarë që përfaqësojnë ministritë, organizatat e partnerëve shoqërorë dhe universitetet.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka për mision të mbikëqyrë dhe zhvillojë Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në kontekst të të mësuarit gjatë gjithë jetës në partneritet me nxënësin/kandidatin, punëdhënësin dhe ofruesit e Arsimit dhe Aftësimit në të gjitha nivelet dhe në përputhje me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë dhe ekonomisë.

Vizioni i Autoritetit është krijimi i një sistemi cilësor të besueshëm dhe transparent të kualifikimeve kombëtare me qëllim të rritjes së mundësive për mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img