22,12,2024

Refugjati sirian hedh veten në erë dhe plagos 12 persona

Must Read

Mediat ndërkaq shkruajnë se bëhet fjalë për një refugjat sirian dhe se në këtë rast nuk mund të përjashtohet sfondi i terrorizmit islamik.

Një sulm me shpërthim bombe ka ndodhur sot në qytetin bavarez Ansbach, me ç` rast ka vdekur personi që ka bërë shpërthimin ndërsa janë plagosur së paku 12 persona, disa prej të cilëve, rëndë.

Siç raportojnë mediat gjermane, akti ka ndodhur në hyrje të arealit ku mbahej një festival muzikor.

Ministri i punëve të brendshme i Bavarisë, Joachim Herrmann ka thënë se i dyshuari për sulm është një azilkërkues i refuzuar 27 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Mediat ndërkaq shkruajnë se bëhet fjalë për një refugjat sirian dhe se në këtë rast nuk mund të përjashtohet sfondi i terrorizmit islamik.

Sipas ministrit, atentatori ka pasur për synim të prishë festivalin ku merrnin pjesë rreth 2500 veta por nuk ka arritur deri në vendin e mbajtjes së festivalit.

Herrmann ka shtuar se personi në fjalë ka pas vetes tashmë dy përpjekje për vetëvrasje dhe për këtë arsye eshë është trajtuar në psikiatri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img