11,09,2025

Reçica: Vetëm qeveria e ardhshme e PDK-së me kryeministrin Kadri Veseli mund të mbrojë më së miri interesat shtetërore

Must Read

Kadri Veseli, kandidat për kryeministër nga PDK-ja, së bashku me kryetarin e Ferizajt  Agim Aliu dhe  kandidatët për deputet  nga dega e Ferizajt sot kanë mbajtur një takim  me  mbështetësit dhe  aktivistët e PDK-së  të nëndegëve të zonës së tetë urbane  në Ferizaj si dhe me banorët e fshatit  Gaçkë në orët e mbrëmjes.

Me këtë rast   Veseli ka thënë  se edhe qytetarët e Ferizajt  po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Më shumë zhvillim, me shumë siguri, më shumë perspektivë, barazi, mirëqenie e përkujdesje. Këtë e presin qytetarët nga ne dhe vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë. Vetëm ne mund ta ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin!

Ndërsa  ish kandidati për deputet Elmi reçica këto takime I ka quajtur si një mbështetje, besim  dhe  vendosmëri  për fitore.

“Pritje madhështore dhe vendosmëri e besim për fitore nga mbështetësit dhe aktivistët e PDK-së të nëndegëve të zonës së tetë urbane në Ferizaj, të kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli, kryetarit Agim Aliu dhe kolegëve kandidatë për deputetë nga dega e Ferizajt.

Vetëm qeveria e ardhshme e PDK-së me kryeministrin Kadri Veseli, përmes vizionit politik me kod të ri qeverisës, do të mund të mbrojë më së miri interesat shtetërore dhe të fuqizojë partneritetin me miqtë e Kosovës, forcimin e sundimit të ligjit, duke ndërtuar një sistem efikas të drejtësisë, mundësi të rinjve tanë, kujdes ndaj të moshuarve si dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët.

Edhe nëndega e Gaçkës së Ferizajt me njerëzit intelektual, profesionistë e të vyer dhe me të rinjtë e saj në përkrahje të plotë të Dekadës së Re, platformë e fuqishme politike e kombëtare, e cila do të realizohet dhe jetësohet me kryeministrin Kadri Veseli.

Vazhdim i reformave në shëndetësi, në arsim, zbatimin e planit kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik, më shumë perspektivë për të rinjtë, vend i shanseve të barabarta, mirëqenie e përkujdesje, janë pritjet reale të qytetarëve tanë, të cilat do t’i realizojë kryeministri në ardhje, Kadri Veseli me programin e tij qeverisës që do ta kthejë shpresën në vend.” ka shkruar Reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img