Sot së bashku me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Rexhep Hoti vizituam Komunën e Shtimes dhe të Ferizajt. Në të dyja komunat po mbaheshin garat komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në kuadër të një programi shumë të veçantë, i quajtur “Programi Nacional për Rininë”.
U ndjeva jashtëzakonisht i lumtur që pash gjithë ata nxënës, prindër e mësimdhënës nën emocionet e garës.

Programi Nacional për Rininë ka mobilizuar të gjitha komunat e Kosovës për t’u dhënë hapësirë të gjithë nxënësve të shprehin talentin e tyre. Një mobilizim i tillë dhe angazhim kaq i madh nuk është parë asnjëherë.
Kjo është hera e parë që është ndërmarrë një vendim i qeverisë i cili po u ofron të gjithë nxënësve pa dallim të jenë pjesë e garës.

Me këtë rast, premtova se programi i drejtuar nga z. Hoti do ta ketë mbështjetjen insitucionale sepse është një nismë e domosdoshme, e cila do të prodhojë rezultate shumë të mira.
Suksese të gjithë nxënësve garues!
