21,12,2024

Deputetët kosovarë u kërkojnë homologëve britanikë ndihmë për anëtarësim në strukturat evroatlantike

Must Read

Grupi Britanik i Unionit Ndër-Parlamentar, i cili është duke qëndruar në një vizitë disa ditore në vendit tonë, është pritur sot nga dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës: Komisioni për Stabilizim, si dhe Komisioni për Punë të Jashtme.
Ky takim, të cilin e kryesoi kryetari i Komisionit për Stabilizim-Asociim, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xahavit Haliti, u zhvillua në një atmosferë miqësore, ndërkaq, bashkëbiseduesit vunë në pah nevojën e një bashkëpunimi edhe më të thellë në të ardhmen, ka bërë të ditur Kuvendi nëpërmjet një komunikate.

“Takimet si ky, janë mundësi e mirë që të njoftohemi me praktikat e funksionimit të vendit tuaj, përkatësisht, parlamentit anglez, përvoja këto që do të na ndihmojë në avancimin dhe formësimin e demokracisë së vendit tonë të ri”, citohet të ketë thënë Haliti.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, mysafirët i njoftoi për angazhimet që është duke bërë Kosova për t’u anëtarësuar në strukturat euro-atlantike dhe për këtë kërkoi ndihmën e deputetëve anglez.

Delegacioni i parlamentarëve anglezë, i prirë nga deputeti konservator Martin Vickers, i shoqëruar nga deputetët: Nik Dakin, Andrew Rosindell, baronesha Barker dhe Earl of Sandwich, u shprehën të kënaqur për realizimin e vizitës së tyre në Kosovë dhe u shprehën të bindur se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Ata i siguruan nikoqirët se, Britania e Madhe ndonëse nuk është më anëtare e BE-së, do të jetë një zë i fuqishëm për Kosovën, thuhet në komunikatë.

Gjatë këtij takimi, është biseduar edhe për krijimin e kushteve që studentët kosovarë të studiojnë në Britaninë e Madhe, si dhe për mundësit e një bashkëpunimi më të thellë ekonomik ndërmjet të dyja vendeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img