08,05,2024

Reagon KEDS: Telat në fshatin Cërnillë janë të kompanive telekomunikuese e jo të energjisë elektrike.

Must Read

Pas publikimit të lajmit në Ferizajpress, për  aksidentin me shtyllë elektrike  në fshatin Vërnillë të Ferizajt ka reaguar  Viktor Buzha, zëdhënës në Kompaninë KEDS.

Në reagimin e tijë, Buzhala ka thënë se telat për të cilët bëhet fjalë në shkrim nuk janë të energjisë elektrike port ë kompanive  telekomunikuese të cilat  po vihen pa kurrëfar kriteri.

“Siguria fizike e qytetarëve është prioritet i kompanisë dhe secili rast që ndodh si pasojë e faktorëve ekstern evitohet brenda ditës” ka thënë Buzhal  

Ky është reagimi i plotë I Viktor  Buzhalës, zëdhënës i Kompanisë KEDS

Sqarim:

Të nderuar, më duhet t’ju informoj se në tekstin e mëposhtëm nuk është thënë e vërteta. Bëhet fjalë për telat e kompanive telekomunikuese e jo telat e energjisë elektrike.

Lidhur me gjendjen e atyre kabllove dhe evitimin e situatave si ajo që ju e keni paraqitur, është detyrë edhe e vet qytetarëve që të mos i lejojnë kompanitë e tilla të vendosin kabllot në atë mënyrë, pasi ato po i vendosin ato kabllo pikërisht për t’iu ofruar shërbime qytetarëve të afektuar. Në këtë rast edhe KEDS-i është viktimë, pasi pos që i kanë mbetur konsumatorët pa energji elektrike i janë dëmtuar edhe asetet.

KEDS nuk lejon në asnjë rrethanë që telat e energjisë elektrike të jenë më ulët se standardet e parapara. Siguria fizike e qytetarëve është prioritet i kompanisë dhe secili rast që ndodh si pasojë e faktorëve ekstern evitohet brenda ditës.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img