Pas valës së fundit të arrestimeve të çlirimtarëve në Drenicë, titullarët më të lartë të vendit tonë -parlamentit, u ra ndërmend që ta ftojnë një seancë të pazakontë parlamentare, për ti çajt hallet mes vete dhe për tu sharë e kacafytur me njëri tjetrin, se kush është më i përkushtuar dhe kush është më indiferent sa i përket çështjes së mbrojtjes së çlirimtarëve të vendit.
Ne enveristët kur ndodhi ngërçi politikë në Kosovë, si zgjidhje për atë fenomen e propozuam depërtimin e deputetëve ne Burrel.
Tani kur i dëgjojmë ligjërimet e deputetëve në parlament të cilat më tepër i gjasojnë kukuvajkave sesa mekanizmit vendimmarrës të një vendi sovran, si shpërblim për gjindshmërinë dhe sjelljen e tyre në parlament e kemi pos Burrelit edhe Spaqin e Mirditës.
Për ne enveristët nuk duhet rezolutë dhe llafe të kota në kuvend por vetëm një vendim do ta justifikonte punën e legjislativit dhe ai do të ishte që parlamenti ti jepte afat EULEX-it vetëm 24 orë për tu largu nga Kosova dhe të njëjtën kohë ta shkarkonte tërë sistemin gjyqësorë prej atij superior e deri te hallka e fundit e tij. Ne mendojmë se nuk mund ti besohet një mekanizmi që ndanë drejtësi se do të gjykoj objektivisht kur në maje të këtij sistemi ka gjyqtarë që i kanë shërby Titos, Milosheviqit, Morinës duke shqiptua mijëra vite burgim për “Iridentën”.
E çfarë garancioni mund të ketë prej tyre se ata po ti kenë duart e lira nuk do ti ndëshkojnë edhe luftëtarët e lirisë.Ne mendojmë se ata që janë rëndom burim i krimit, nuk mund të jenë edhe zgjidhja e tij. Konsiderojmë se ishte gabim i pa falshëm votimi në parlament i gjykatës speciale për krimet e luftës në Kosovë. Sikur diqka e tillë të ishte themelua për krimet e luftërave në ish Jugosllavi, atëherë një mekanizëm i tillë do të ishte i natyrshëm. Por një gjykatë për krime lufte vetëm për Kosovën, i hedh vendit tonë krimet e përgjakshme të tërë Jugosllavisë.
Të mos harrojnë vendimmarrësit në Kosovë se ndërkombëtarët nuk kultivojnë më shumë respekt për ne sesa për të tjerët rreth nesh. Ishin pikërisht ndërkombëtarët të cilët në kongresin e Berlinit dhe në konferencën e ambasadorëve në Londër 1913 e copëtuan Shqipërinë.
Në qoftë se sado pak ndërkombëtarët në vitin 1999 e ndihmuan shkëputjen e Kosovës nga Serbia, këtë nuk e bënë paraprakisht pa e shkërrmoqur në vitin 1990 Shqipërinë.
Titullarëve politikë në Kosovë iu themi leni pallavrat dhe rrahagjokset se kush jeni më afër demokracisë perëndimore, sepse në vitet 40 ta pikërisht Evropa e perëndimit e prodhoj fashizmin si fatkeqësia më makabre e njerëzimit kurse te ne për ta promovua demokracinë hyjnore këto vitet e fundit e nxorën një president nga zarfi kurse qytetarëve ju dhanë sinjal, ju votoni si të doni e vendimet i marrim ne, e kjo është demokraci se jo mahi.
Ulurimat edhe nga gjyqësori vendor e edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë se politika nuk duhet ndërhyrë në drejtësi kjo do të ishte ashtu nëse vërtet drejtësia është drejtësi, por kur drejtësia kthehet në padrejtësi ajo duhet hedhur në koshin e plehrave të historisë. Edhe Adolf Hitleri e edhe Sllobodan Miloshoviqi proceset e përgjakshme i filluan me sloganin e lirisë, barazisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës por në fakt janë të njohura ato ngjarje se me sa dhembje përfunduan.
Është ironike thirrja e strukturave të bashkimit evropian që legjislativi Kosovar të mos ndërhyjë në drejtësi. Por këtë të drejtë nuk e privojnë për veten e tyre. Kohët do të dëshmojnë se kush dhe sa vërtet është në pozitat e objektivitetit dhe demokracisë
Në emër të Frontit, kryetari Remzi Hasani