17,11,2024

Rastet pozitive me Coronavirus në Ferizaj. Porosi nga Dr. Sylejman Topalli

Must Read

Qytetar të nderuar

Sipas informatave të IKSHP-ës në Komunën e Ferizajt janë 18 raste të reja. Ju informoj se të jesh pozitiv,nuk do të thot që je i sëmurë,por infekcioni mund të avancoj në sëmundje.
Çka duhet bërë në këto raste për të ruajtur tjerët nga infekcioni:

NUK KA NEVOJË PËR PANIK

RRESPEKTONI UDHZIMET NGA MSH DHE IKSHPK.

1.Vetizolim brënda familjes,
2.Deri në kalimin e periudhës së inkubacionit prej 14 ditësh dhe përsëritjes së analizave duhet izoluar në dhomë të veçantë dhe me kontaktu vetëm me personin që të sjell ushqimin.
3.Derisa të bjen ushqimin me mbajtë maskë personi i izoluar,
4.pastrimi i vazhdueshëm i duarve me sapun apo të bëjë dezinfektimin e duarve me mjete dezinfektuese.
5.Enët e përdorura të lahen menjëherë me detergjente për enë,( mundësisht të përdoren enë të plastikës për një përdorim),
6.Çdo gjë që prek ,reza,tavolina,të dezinfektohen në mënyrë permanente.
7.Nëse ka banjo të veqatë të përdoret ajo,nëse është e përbashkët,të dezinfdktohet,
8.Të mbahet distanca 1.5 deri 2m.
9.Nëse keni shenja të sëmundjes i informoni institucioet relevante shëndetësore dhe ata do të merren me ju.( dhembje fyti,,kokëdhembje,dhembje të forta të muskujve ,temperaturë të lartë,etj)

Institucionet komunale dhe republkkane janë në përkrahje apsolute.

Në fund ju dëshiroj që periudhën e vetizolimit ta kaloni sa më mirë.Lexoni libra,shikoni filma në TV,më pak emisione për politikë ,më shumë për edukim.Jam më se i bindur që të gjithë do të kaloni mlrë.E gjithë kjo do të kakoj shumë shpejt dhe Majin do ta presim të gjithë shëndosh e mirë.
Rastet e Ferizajt janë unikat.Shumica janë punëtor apo familjar të puntorve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img