28,04,2024

Rastet e dyshuara me CoronaVirus në fshatin Pleshinë janë krejtësisht të pavërteta, zero raste në Ferizaj

Must Read

Pas raportimeve në disa medie, përkatësisht portale informative, se në Ferizaj ka raste të dyshuara me CoronaVirus e lokalizuar kjo në fshatin Pleshinë, me verifikimin e profesionistëve shëndetësor, rekomandimin e Shtabit Emergjent dhe Ekipit Profesional të krijuar rishtazi për përballimin e kësaj situate,

NJOFTOJMË

  • qytetarët dhe gjithë opinionin publik se ky lajm është tërësisht i pavërtetë, mbështetet mbi baza krejtësisht të paqëndrueshme e jo profesionale.

Personat e theksuar, të dyshuar me Corona Virus, nga fshati Pleshinë, gëzojnë shëndet të mirë, kanë kaluar kohën e inkubimit, rrjedhimisht nuk kanë shfaqur asnjë simptomë të prekjes nga CoronaVirus-i.

Madje të gjitha rastet tjera me dyshime janë testuar e kanë rezultuar negative. Pra, CoronaVirus-i nuk ka prekuar asnjë ferizajas.

Kërkojmë nga qytetarët që të ruajnë qetësinë, mos të bien pre e lajmeve të rreme si dhe të zbatojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img