01,05,2024

Rangimi i ri i komunave për COVID-19: Vetëm 7 qytete mbesin në zonën e kuqe

Must Read

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatat e IKSHPK’së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 7 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në zonën e verdhë, janë po ashtu 7 komuna:

Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrriu, Parteshi, dhe Juniku.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 24 komuna:

Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img