Nehat Mustafa
Vetëm Ramush Haradinaj mund ti detyroj LVV dhe LDK-në që të marrin njërin prej 2 vendimeve të mundëshme.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është personi i vetëm i cili për momentin mund ti vë në presion të arsyeshëm dy partitë fituese LVV e LDK që të formojnë qeverinë e re, apo të deklarohen se nuk i besojnë njëra tjetrës dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja.
Z.Haradinaj mundet që konform kompetencave që ka të merr vendim për shkarkimin e të gjithë ministrave dhe zëvendësministrave në detyre, kurse brenda një javë të paralajmëroj dhe dorëzimin e detyrës së kryeministrit në detyrë.
Në një situatë të tillë, dy partitë fituese do ta kuptonin se nuk do jetë më qeveria në detyrë e cila do të merret me punët që do ishin përgjegjësi e qeverisë së re. Pra, ato do të viheshin para një presioni të madh nga opinion qytetar, në mënyrë që të vendosin urgjentisht se duan ta formojnë qeverinë, apo vendi të shkoj në zgjedhje të reja, kur dihet që partitë tjera ( sidomos PDK) me kohë kanë deklaruar se nuk pranojnë të jenë pjesë e qeverisjes në asnjë kombinim të mundshëm. Taktika e veprimit tërhiq e mos këput është shumë e dëmshme për Kosovën dhe kësaj duhet dhënë fund.
Rambo, më lehtë e ke të veprosh dhe me veprimin tënd ti detyrosh partitë fituese të marrin një vendim, se sa të dalësh në media e ti përgjërohesh Albinit e LVV që të marrin pushtetin që ua ka besu qytetari !
Ps: Partitë shqiptare jo fituese si asnjëher tjetër në jetën parlamentare të Kosovës i pranuan rezultatet e zgjedhjeve duke uruar fituesit dhe duke treguar gatishmëri që në afat rekord ta dorëzojnë pushtetin, duke vendosur një standard të ri në politikën kosovare.