20,12,2024

Ramadan Kosova, veprimtari që 44 vite ëndërron për nënshtetësinë e Kosovës e cila i’u refuzua (Video)

Must Read

Ramadan Kosova, nën presionin e regjimit të atëhershëm serb  la Kosovën që në vitin 1974 dhe i’a mësyu Belgjikës. Atje  menjëherë filloi angazhimet e tijë për çështjen kombëtare të cilën veprimtari e zhvilloi deri në çlirimin e Kosovës.

Por atëherë kur mendoi se tani më kishte kryer misionin e tij dhe  kishin përfunduar peripetit e tij e priti ajo që as ëndërr se kishte parë. Shteti për të cilin demonstroi e protestoi,  shteti për të cilin u arrestua e u rrah brutalisht nga UDB-ja,  shteti të cilit ia kushtoi një jetë të tërë, ai për të cilin vepro vite me radhë i  refuzuoi nënshtetësinë.

Dani, siç e quajnë shokët dhe të afërmit përveç problemit të nënshtetësisë ka edhe një kërkesë për shtetin e Kosovës. Ai kërkon që nga shteti i Kosovës  të gjithë atyre që vepruan t’ua njohë meritat dhe tu ndaj mirënjohje apo sido që të quhen, për veprimtarinë e tyre.

“Kërkoj nga Shteti i Kosovës që të marrë një iniciativë dhe për të gjithë veprimtarët që vepruan dhe kontribuuan  në diasporë  për çështjen kombëtare tu njihet statusi i “Veprimtarit të çështjes kombëtare”. Jo me ndonjë kompensim material por si kompensim moral për përkushtimin dhe kontributin e tyre i cili ka  qenë shumë i madh në ndihmë të zgjidhjes së çështjes kombëtare” thotë Ramadan Kosova.

“Rrumbullak 44 vjet shkuan dhe unë as sot skam nënshtetësi të Kosovës. Ma refuzuan edhe pas gjithë kësaj kohe“, thotë përmallshëm Ramadan Kosova.

Ramadan Kosova, i lindur më 4 shtator të vitit 1946 në Sllatinë të Vitisë si 28 vjecar (viti 1974)  niset për në Belgjikë. Pas shkuarjes në Belgjikë, Ramadani, shërbehet me pasaportë jugosllave deri në vitin 1986, atëherë kur për shkak të aktiviteteve të tij atdhetare Ambasada e ish-Jugosllavisë në Bruksel ia anulon pasaportën jugosllave dhe i pamundëson lëvizjet.

“Deri më 1986 jam shërbye me pasaportë të ish-Jugosllavisë. Më 1986 ma kanë prish pasaportin ambasada jugosllave në Bruksel. Pastaj, e kam lajmëru atë në Qeverinë belge dhe ata ma kanë mbajtur pasaportin si fakt një vit, kurse pas një viti më kanë thirrë dhe ma kanë kthy pasaporten jugosllave ashtu të anuluar“, ka vazhduar  Ramadan Kosova.

Ndërkohë, pas kësaj, Belgjika Ramadanit i jep Titre de Voyage – dokument udhëtimi dhe me këtë dokument ai shërbehet deri në vitin 2008.

Megjithatë, shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 2008 del të jetë argument i mjaftueshëm për autoritetet belge që Ramadanin ta drejtojnë në Kosovë për tu pajisur aty me dokumente udhëtimi.

“Më 2008 kam kërkua sërish me vazhdu dokumentin dhe ata kanë thënë jo, sepse Kosova është shpall shtet dhe drejtoju Kosovës“, thotë Ramadani.

Duke e parë situatën të tillë, ai, në vitin 2011 e autorizon nga Belgjika Hysni Mustafën në Ferizaj, që të merret më nxjerrjen e dokumenteve që atij i kërkoheshin nga ambasada e Kosovës në Bruksel për të nxjerr dokumentin e udhëtimit kosovar. Por, këtu nisin telashet për të.

“Në vitin 2011 e kam dërgu autorizimin për Hysni Mustafa nga Ferizaj, për me nxjerr certifikatën dhe nënshtetësinë e pastaj me ma dërgu në ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Mustafën e kanë refuzu dhe i kanë thënë se nëna ime nuk ka datëlindje dhe se zyra e vendit në Sllatinë kanë thënë se arkivën e kanë marrë në Serbi dhe se rrjedhimisht nuk ekzistojnë. Shteti Kosovës në këtë rast ka thënë që Ramadan Kosovës nuk mund ti lëshohet nënshtetësi e Kosovës pa datëlindjen zyrtare të nënës së tij“, thotë plot pezm ai.

Atëherë, Ramadan Kosova, detyrohet që të kërkojë nënshtetësinë e Belgjikës.

“Jam detyru me marrë nënshteësi belge pas refuzimit të Kosovës, sepse duhej ta kisha një shtetësi. Këtë hap e bëra edhe në shenjë nervoze me shtetin e Kosovës. Kemi pas udhëheqës të lavdishëm si Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka edhe Bardhosh Gërvalla.
Kemi dashtë të vazhdojmë rrugën e tyre. Por po duket se nuk e bëmë këtë“.

Sa i përket aktivitetit atdhetar e politik, Ramadan Kosova, një kohë ishte edhe anëtar i Zërit Të Kosovës, e kishte shpërnda atë në cdo qoshe të qytetit Namur dhe kishte ftuar pandërprerë njerëz që të bashkoheshin në protesta për cështjen e Kosovës.

Prej vitit 1973 kishte nisur punën për atdhe, ndërsa ishte pjesëmarrës i shumë demonstratave dhe protestave. Kishte bërë edhe një protestë para Parlamentit Evropian për të burgosurit politik në vitin 2000.


Por, për aktivitetet në vitet e mëhershme Ramadan Kosova thotë se ishte arrestuar edhe nga UDB-ja në vitin 1976 në Sllatinë dhe ishte rrahur e maltretuar.

“Spunët e UDB-së ishin ata që nuk më linin rehat. Jam arrestu në vitin 1976 në Sllatinë, kur kam shku prej Belgjikës, sepse më kishin lajmëru punëtorët e UDB-së përmes ambasadës jugosllave. Më arrestoi krimineli më i madh i Kosovës, Selim Brosha dhe Avdullah Devaja.

Më dërguan, më maltretaun dhe më bënin pytje shumë, më rrahën brutalisht“, ka thënë ai.
Krejt në fund të muhabetit, Ramadan Kosova, nuk fsheh assesi zhgënjimin e tij për drejtuesit e Kosovës nga paslufta e deri më tani.

“QEVERIA E Kosovës i ka lënë anash dhe i ka shkel aktivistët, i kanë lënë rrugëve të botës mërgimtarët e atdhetarët e devotshëm dhe digjen për mallin e atdheut.
Sot askush nuk e gëzon statusin e patriotit dhe të rezistëncës edhe pse vepruan duke rrezikuar jetën e tyre në shërbim të atdheut.

Më 14.10.2010 jam takuar edhe me Valon Krasniqin në ambasadën e Kosovës në Bruksel dhe kam kërkuar nga ai status special për njerëzit e rezistencës. Dhe, ai më tha se ska status cfarë kërkohet dhe Kosova nuk jep status të tillë. Kjo është një bazë e fortë e cila tregon se Kosova na ka keqpërdorur neve mërgimtarëve dhe na detyron që të marrim nënshteësi të huaja “, ka mbyllur Ramadan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img