07,05,2024

Raka: Nxënësit e këtyre klasave mund të kthehen në shkolla

Must Read

Mikrobiologu Lul Raka ka treguar se cilat kanë qenë propozimet që janë dhënë për rihapjen e shkollave, në Bordin Këshilldhënës për luftën kundër COVID-19.

“Lidhur me hapjen e shkollave është diskutuar dhe është dhënë sugjerimi nga bordi që shkollat të hapen me sistemin e kombinuar, i cili nënkupton që fëmijët parashkollorë deri në klasën e 5-të fillore të shkojnë në shkollë”, ka thënë Raka në Klan Kosova.

Raka tha se ka shumë argumente dhe arsye për rihapjen e shkollave në shtator.

“Argumente dhe arsye ka plot për rihapjen e shkollave. Shkollat profesionale të kthehen dhe të mbajnë mësimin. Propozim shtesë ka qenë që absolventët e mjekësisë, të shikohet mundësia e ndihmës së tyre gjatë kohës së pandemisë”, ka deklaruar Raka.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img