Pallati i kulturës ka filluar të ndërtohet në qendër të qytetit dhe pritet të përfundojë pas tre vjetësh,
Ky objekt kap vlerën deri në 3.3 milionë euro.
Përveç teatrit, galerisë dhe muzeut, pallati i kulturës do të ketë edhe sallën e koncerteve.
Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka thënë se do t’i ketë 700 ulëse me shumë kthina dhe hapësira të cilat do të jenë në funksion për të gjithë komunitetin artistik.
Kjo u mirëprit edhe nga artistët ferizajas, të cilët kanë thënë se kur pallati i kulturës të bëhet, punën do ta kenë shumë më të lehtë.
“Me këtë pallat krejt komuniteti i kulturës në tërësi janë shumë të gëzuar sepse për herë të parë po bohet një infrastrukturë normale për punën tonë”, ka thënë drejtori i teatrit “Adriana”, Fatmir Hyseni.
Artistët gjithashtu kanë thënë se ky objekt do ta rrisë interesimin e qytetarëve për kulturën dhe do ta bëjë Ferizajn kryeqytet të kësaj fushe.