10,09,2025

QKUK pajiset me 10 ultrazë të rinj

Must Read

Gratë që kanë nevojë për kontrolle gjinekologjike, tash e tutje do të kenë më të lehtë që në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë t’i kryejnë këto ekzaminime, pasi që kjo Klinikë është pajisur me 2 ultrazë modernë.

Përveç kësaj klinike, siç njofton Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës me ultrazë të ri janë pajisur edhe Klinika Emergjente, ku mjekët emergjentë do ta kenë më të lehtë menaxhimin e rasteve emergjente.

“E shërbime më cilësore do marrin edhe foshnjat e porsalindura në Klinikën e Neonatologjisë, që po ashtu është pajisur me ultrazë, sikurse është pajisur edhe Klinika e Kirurgjisë Pediatrike.

Me ultrazë janë furnizuar edhe Klinika e Fiziatrisë, Klinika e Anestezionit, Shërbimi i Mjekësisë Nukleare ambulancat specialistike dhe disa klinika të tjera”, njofton Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Këto pajisje, siç njoftohet në komunikatë janë blerë pas punës intensive të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili si prioritet të punës së saj ka renditur furnizimin me aparaturë dhe pajisje mjekësore për njësitë e SHSKUK.

“Po ashtu, sallat operative të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Kirurgjisë Pediatrike janë pajisur me llamba operative që më parë kanë qenë në mungesë”, thuhet tutje në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img