03,05,2024

QKMF për dy muaj ofroi 4130 shërbime shëndetsore për të infektuarit apo dyshuarit me virusin COVID-19

Must Read

Mantelbardhët e QKMF-së edhe tash kur kanë arritur gjysmë viti angazhimi të pandërprerë në luftë kundër virusit COVID-19, nuk ndiejnë lodhje. Sistemi i menaxhimit të kësaj situate nga QKMF, po funksionon me kapacitet të plotë, duke ofruar vazhdueshëm shërbime për pacientët me COVID-19.

Pas riorganizimit të punës në institucionet lokale shëndetësore, me miratimin e kreut të Shtabit Emergjent Lokal të udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, bluzat e bardha, mjekët e infermierët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, po regjistrojnë arritje domethënëse në dobi të mbrojtjes së shëndetit publik.

Për 60 ditë angazhimi në Korrik dhe Gusht, ekipi i vizitave në shtëpi për personat e infektuar me virusin COVID-19 ka kryer 835 intervenime duke ofruar shërbime shëndetësore në shtëpi për të infektuarit me COVID-19, 748 vizita u kryen në tendën e vendosur për këtë qëllim, në ordinancat e veçanta krijuar për vizita për pacientët e dyshuar me COVID-19 u realizuan 483 vizita, 979 thirrje telefonike dhe konsulta shëndetësore u realizuan nga numrat emergjent për të monitoruar dhe këshilluar të infektuarit me COVID-19, bashkë me Spitalin Rajonal të Ferizajt u realizuan 802 shërbime radiologjike, 283 analiza laboratorike dhe gjithsej 4130 shërbime shëndetësore nga ekipet mobile dhënë personave të infektuar ose dyshuar me virusin COVID-19.

Të gjitha këto rezultate u arritën në pak ditë nga të palodhshmit punonjës shëndetësor që nuk po kursejnë asgjë nga vetja në mbrojtje të shëndetit publik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img