03,05,2024

QKMF në Ferizaj fillon testimet e shpejta për COVID-19

Must Read

Testimi për COVID-19 me teste rapide antigjenike SARS-COV-2, nga sot mund të bëhet edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Testimi bëhet çdo ditë, nga e hëna deri të shtunën nga ora 09:00 deri në 12:00, në objektin e vjetër të Institutit Rajonal të Shëndetit Publik.

Mundësi testimi kanë pacientët me simptoma të koronavirusit, të udhëzuar nga mjeku familjar.

Rezultatet e këtij testi nuk mund të përdoren për udhëtime jashtë vendit, prandaj qytetarët që udhëtojnë duhet të drejtohen edhe më tutje në Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Ferizaj, njofton QKMF në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img