20,12,2025

Qeveria voton pro ndërtimit të kyçjeve të Vitisë dhe Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferi”

Must Read

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit  ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesat e Vitisë dhe Ferizajt për kyçjet shtesë në autostradën “Arbën Xhaferi”. 

Kyçja e Gërlicës së Vitisë, ajo në hyrje të Ferizajt dhe ndërtimi i mbikalimit të Paldenicës së Hanit të Elezit, janë kërkesa  të parashtruara nga banorët dhe drejtuesit e komunave në fjalë si dhe një grupi të deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës nga legjislatura e kaluar, të miratuara edhe nga anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit të Autostradës R6.

 Meqë këto ndërhyrje nuk kanë qenë pjesë e projektit fillestar, në vazhdim nevojitet projektim dhe ndërtim i tyre, punë kjo që do të bëhet nga konsorciumi Bechtel Enka, punëkryes të tërë autostradës.

Vendimi për procedim të mëtutjeshëm të punëve në këto projekte, është dëshmi e vendosmërisë së Qeverisë Haradinaj, ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, për plotësim të premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve.

Ministria ka njotuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se autostrada Prishtinë – Hani i Elezit “Arbën Xhaferi”, do të hapet për qarkullim  të automjeteve, të mërkurën (29.05.2019), nga ora 17:00.

Paraprakisht, gjatë ditës, do të mbahet ceremonia zyrtare e përurimit të këtij projekti, organizim ky nën partonatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img