05,05,2024

Qeveria voton miratimin e master planit dhe ndarjen e mjeteve për fillimin e mësimit

Must Read

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u tregua se janë bërë përgaditjet për fillimin e mësimit në Kosovë.

Kryeministri Hoti tregoi se do ketë edhe mësimëdhënës rezervë nëse ka nevojë të ndahen klasat e poashtu do zhvillohet edhe mësimi online.

Në mbledhje u tha se ka mundësi që studentë të mirren si mësimdhënës rezervë. E Minsitri i Arsimit tha se mësimi parashihet të fillohet në tri faza me 1 shtator për parashkollorë  dhe klasët 1, 2, 3, 6 dhe 10, pastaj disa klasë më 7 shtator dhe me 10.

Masat mbrojtëse i kanë publikuar në faqen e MASH dhe në shkolla, ku tregohet mbajtja e higjienës e mbajtja e maskave.

Se si do të vazhdojë mësimi duhet të shohim çdo dy javë pastaj duke e parë se si poshkon puna do vazhdohet, tha Ministri Likaj.

Në fund të mbledhjes me të gjitha votat pro u votua dhe miratua master plani i fillimit të mësimit dhe ndarja e mjeteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img