06,05,2024

Qeveria rrit pensionet për 33%

Must Read

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar vendimin për rritjen e pensionit kontributpagues të moshës sipas përgatitjes shkollore.

Ministri Arban Abrashi tha se ministria që ai udhëheq do ta zbatojë këtë vendim me qëllim të një jete më të dinjitetshme për pensionistët.

Ndërsa, ministri i Financave, Avdullah Hoti i siguroi pensionistet që pagesa do të jetë retroaktive nga muaji janar.

“Qeveria e Kosovës sapo miratoi vendimin për rritjen e ndjeshme të pensioneve kontributdhënëse. Sipas këtij vendimi, pensioni më i ulët do të jetë 158 euro, pensioni për ata që kanë punuar me shkolla të mesme do të jetë 172 euro, pensioni për të gjithë ata që e kanë pas shkollimin e lartë do të jetë 186 euro dhe pensioni për ata që kanë pasur arsimimin superior, përkatësisht diplomat e fakultetit, do të jetë 230 euro.

Kjo është një rritje evidente, mesatarisht rreth 33 për qind.

Me këtë rritje, përfundimisht pensionistët mund të bëjnë jetë më të dinjitetshme. Urime!”, ka shkruar Abrashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img