30,04,2024

Qeveria i del kundër presidentit Thaçi: Jemi kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Must Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thirrur një konferencë urgjente për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.Abazi tha se Këshilli i Sigurisë është thirrur nga ana e kryeministrit të vendit.

Ai tha se Qeveria është e përgatitur për situatën në të cilën ndodhet vendi, pas përhapjes së koronavirusit.

“Nga këta 19 të infektuar 6 janë duke u trajtuar në kushte shtëpiake, gjendja është duke u përcjellur nga institucionet tona. Veprimet do të jenë në vazhidmësi në kordinim me njëra-tjetrën. Kosova është shteti i parë në rajon që ka mbyllë shkollat për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Infrastruktures janë në kordinim edhe për cështjen e qytetarëve që kanë mbetur në shtete të ndryshme të evropes dhe janë duke e bërë zgjidhjen më të mirë pë rata qytetarë për qëndrimin e tyre atje, apo për ata që janë duke u kthyer në vendin tonë”.

“Ne sot kemi marr lëvdatë nga ambasafda e SHBA_së dhe Britanisë së madhe në përputhshmëri me situatën, me këtë forcë të bashkëpunimit do të vazhdojmë tutje, dhe si rrjedhojë kryeministri nuk është në pajtueshmëri me masën extreme, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, pak minuta më parë, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas situatës së krijuar me koronavirusin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img