30,04,2024

Qendrën e Punësimit e vërshojnë ujërat e zeza, ekipet për intervenim në pushim!

Must Read

Qendrën  e Punësimit në Ferizajt sot e kanë vërshuar  ujërat e zeza në bodrumin e tij por  askush nuk po gjenet që të intervenoj pasi gjatë vikendit nuk ka ekipe për intervenim.

Rastin e ka lajmëruar Drejtori I Entit të Punësimit në Ferizaj, Naim Gashi i cili tha se me të marrë vësh se ujërat e zeza kanë  filluar të rrjedhin në bodrumin e ndërtesës ka lajmëruar të gjithë por askush nuk mori përgjegjësinë që të reagojë.

“Kam kontaktuar kompaninë “Bifurkacioni” por aty më than se gjatë vikendit nuk ka ekip të  kujdestarisë gjatë vikendit. Pastaj njoftova edhe policinë  por aty më thanë se  nuk është kompetenc e tyre. Kam provuar shumë herë  të kontaktoj edhe  menaxherin e kompanisë “Bifurkacioni” por  pa sukses. Tani ujërat e zeza sap o vjen e po mbushin bodrumin e ndërtesës   dhe  po keqësojnë situaën. Kam provuar të kontaktoj edhe Drejtorinë e Emergjencave por nuk kanë qenë të qasshëm në rrjet” ka thënë  Gashi.

Gashi  ka shprehur habinë se si është e mundur  që most ë ketë asnjë ekip kujdestarë gjatë vikendeve apo festive kur  këto problem mundë të ndodhin çdo ditë.

Sipas Gashit  problem është  gropë të kanalizimit  afër Qendrës së Punësimit e cila sipas tij mundë të jetë bllokuar dhe tani ujërat e zeza po shkarkohen  Brenda ndërtesës së Qendrës së Punësimit.

Se a do të gjendet një zgjidhje që të ndalen këto ujëra të zeza apo duhet të pritët deri të Hënën kur punëtorët të kthehen në punë pritët të shihet.

“Nuk më ka mbet tjetër vetëm se të presim deri ditën e Hëne, por jamë I befasuar se si nuk ka asnjë ekip për raste emergjente për këso raste. Ndoshta përgjegjësit duhet ta mendojnë këtë  për të ardhmen” ka thënë Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img