03,05,2024

Qëllohet për vdekje me armë zjarri kosovari nga Ferizaj

Must Read

E Enjte, 26 Dhjetor 2019 11:26

Policia e Londrës ka nisur hetime për rastin e një vrasjeje të ndodhur në vazhdën e festës së Krishtlindjes.
Klan Kosova mëson se viktima që në Battersea u qëllua për vdekje me armë zjarri, është shqiptari nga Ferizaj, Flamur Beqiri.

Vrasjen e Flamur Beqirit, i cili si producent i afirmimit të artistëve, njihej me emrin artistik Alex, e kanë bërë të ditur edhe familjarët e tij në Kosovë përmes rrjeteve sociale, duke ndarë ngushëllime për humbjen e familjarit të tyre.
Fqinjët përshkruanin ngjarjen se kishin dëgjuar zhurmë armësh të ndjekura nga një grua që bërtiste për ndihmë.

Vittoria Amati, 60- vjeçare tha se ishte duke shikuar televizorin kur dëgjoi të shtënat.
”Ngjan njëra pas tjetrës, shumë shpejt. Kishte midis tetë deri në 10 prej tyre”, është shprehur ajo për mediat e huaja.
Flamur Beqiri raportohet se u vra në prag të shtëpisë së tij në natën e Krishtlindjeve. Ai ishte 36 vjeç. Lidhur me këtë rast, nuk është raportuar ende për të arrestuar.
I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri është, po ashtu vëllai i modeles me origjinë shqiptare, Misse Beqiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img