02,05,2024

Qendra e Arsimit Profesional në Ferizaj certifikon 10 gra në lëmin e kuzhinierisë

Must Read

10 kandidate të cilat kanë ndjekur trajnimin për kuzhinë në Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj, janë pajisur me certifikata pas 3 muajve punë praktike.

Këto certifikata do t’iu ndihmojnë atyre që të gjejnë më lehtë punë jo vetëm në tregun e Kosovës, por edhe jashtë saj.

Certifikimin e tyre e ka financuar Bashkimi Evropian, kurse zbatimin e këtij projekti  e ka mundësuar organizata ”Caritas Kosova”.

Alfred Pjetri nga kjo organizatë, tha se  përmes kësaj mënyre synojnë t’i avansojnë gratë e papuna dhe të rinjtë e pashkolluar.

“Qëllimi kryesor i projektit është që përmes trajnimeve profesionale, përmes grandeve të fuqizoj gratë dhe të rinjtë drejt punësimit. Komponenta e punësimit për ”Caritasin” paraqet njërën nga shtyllat krysore dhe në kuadër të këtij synimi jemi sot këtu që këtyre grave t’ua japim nga një certifikatë që të angazhohen më pas nëpër kompani të ndryshme”, tha Pjetri.

Njëra ndër kandidatet që u pajisë me certifikatë është Festina Uksmajli. Uksmajli tha se tani që ka të kryer një trajnim dhe është e pajisur me certifikatë do ta ketë  më të lehtë  të gjej punë.

“Synimi im është të gjej një punë dhe me marrjen e kësaj certifikate do ta kem shumë më të lehtë të gjej punë, jam shumë e kënaqur”, tha Uksmajli.

Kurse, udhëheqësja e Qendrës së Aftësimit Profesional, Fatmire Salihu, tha se ndihet mirë që kjo qendër përmes trajnimeve u ndihmon të papunëve të gjejnë punë.

“Ne jemi shumë të kënaqur pasi objektiv i Qendrës së Aftësimit Profesional është punësimi i kandidatëve që marrin njohuri dhe shkathtësi në këtë qendër dhe ne në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit këta kandidatë hynë në tregun e punës”, tha Salihu.

Pjesë e këtij projekti është edhe Qendra e Punësimit në Ferizaj. Naim Gashi drejtor i kësaj qendre, tha se kuzhinieria është profesion mjaftë i kërkuar në tregun e punës, prandaj këto kandidate me këto certifikata që morën sot, shumë shpejtë do të sigurojnë  vende të punës.

“Sot është ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për 10 punëkërkues të cilët kanë përfunduar trajnimin si kuzhinierë. Duke marrë parasysh se ka vende të lira të mjaftushme për kuzhinieri, për këtë lëmi, është shumë  e rëndësishme për ta që gjysma tashmë e kanë gjetur vendin e punës dhe vetëm pritet marrja e këtyre certifikatave dhe të fillojnë punën”, tha Naim Gashi.

Qendra e Aftësimit Profesional operon që nga viti 2002. Në këto qendra bëhet aftësimi dhe ri-aftësimi i personave që janë të regjistruar si punëkërkues, të papunë dhe ata që marrin shërbimet për orientim në karrierë, pranë të gjitha Zyrave të Punësimit. Profesionet e trajnimit që zhvillohen në këtë qendër janë zdrukthëtar,instalues elektrik, instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit, saldim, teknologji informative, administrim biznesi, mirëmbajtës i objekteve, kuzhinë, hoteleri dhe instalues i ngrohjes qendrore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img