07,05,2024

Qazim Rrahmani: 12 VJET SHTET, KOSOVË URIME

Must Read

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, më lejoni që në emër timin personal dhe të PAI-së, t’ju uroj 12- vjetorin e Pavarësisë të Republikës së Kosovës. Është një festë e  madhe, të një ngjarje historike për gjithë qytetarët e Kosovës  kudo që janë, që duhet të nderohet dhe të respektohet përjetë 17 shkurti. Pavarësia e Kosovës i ka dhënë kuptim sakrificës së gjeneratave të tëra që kanë punuar e vepruar për këtë qëllim. Pavarësia e Kosovës i ka dhënë kuptim Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve. Pavarësia e Kosovës i ka dhënë kuptim jetës sonë, prandaj e kemi amanet ta ruajmë si gjënë më të shtrenjtë.

Për 12 vjet ndryshimi është i madh. Ne të gjithë kemi ndryshuar. Nuk ka ndryshuar vetëm nevoja që ka shteti ynë për ta dashur dhe forcuar përditë e më tepër. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që secili prej nesh të jetë i përgjegjshëm  në detyrat që ka.

Të arriturat tona, qoftë në arsim, qoftë në ekonomi, në sport, e kulturë dhe në të gjitha fushat e jetës, e forcojnë shtetin tonë. Shteti i fortë na bën edhe më të fortë, prandaj ta ruajmë e forcojmë Republikën e Kosovës.

Jam krenarë që edhe 3(tre) Deputet Ashkanli kanë nënshkruar aktin e deklaratës së Pavarësisë me 17 shkurt 2008 , si deputet  Sabit Rrahmani, Hetem Arifi dhe znj. Hafize Hajdini, Kosovên dhe pupullin e saj Zoti e Bekoftë, #Urime #KOSOVË

Me respekt,

Qazim Rahmani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img