04,03,2025

Putin lavdëron François Fillon, garues për president të Francës

Must Read

I pyetur nga gazetarët në lidhje me primaret në Francë, pas një takimi në Kremlin, presidenti rus vlerësoi se François Fillon, që ka shfaqur qasjen e tij me personalitetin më të fortë të Kremlinit dhe aspiron heqjen e sanksioneve evropiane kundër Rusisë, dallohet qartësisht nga politikanët e planetit.

“Në pamje të parë, ai është i mbyllur, i rezervuar, por pavarësisht mënyrave të tij shumë evropiane, ai ka aftësi për të mbrojtur pikëpamjen e tij. Është një negociator i vështirë, një profesionist i madh”, vijoi Vladimir Putin.

“Kemi punuar bashkë, kur ai ishte në kreun e qeverisë franceze. Kemi zhvilluar shumë takime dhe kemi pasur marrëdhënie shumë të mira”, shtoi presidenti rus, raporton televizioni publik rus.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img