05,05,2024

Pronari i qebaptores kërkon pronaren e kuletës së humbur

Must Read

Në qebaptoren “Besniku”  ditën e djeshme një gruaje i ka rënë kuleta   gjatë kohës së kishte ngrëne  aty.

Kuletën me para  tani e ka pronari i lokalit dhe  sipas tij ka pritur deri sot mos po kthehet pronarja  kuletës që t’i kërkojë.

Pasi në kuletë nuk kishte kurrfarë dokumenti identifikues pronari ka kontaktua portalin që  të bëjë publikimin dhe të kërkojë ndihmë edhe nga qytetarët që nëse dikush mund  të vijë në kontakt me pronaren ti lajmëroj se parat gjenden te pronari i qebaptores.

Pronari nuk ka bërë të ditur se për çfarë shume bëhet fjalë por ka thënë se ato janë të  një gruaje të moshuar  dhe  ato para janë të huaja dhe dëshiron që t’ia kthej pronares.

Pronarja e kuletës mund të shkojë në qebaptoren “Besniku” ta kërkoj atë ose të lajmërohet në redaksinë e Ferizajpress për informata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img