28,12,2024

Prokurorja: Dhuna me paramendim, është kërkuar koka e Zaevit

Must Read

“Skenat e sulmit, të xhiruara dhe të publikuara gjithandej arritën qëllimin e tyre që ka qenë frikësimi i popullatës. Sulmi në Kuvend nuk ka qenë si rezultat i reagimit emotiv, por ka qenë sulm i paramenduar dhe i planifikuar më parë. Në dëshmitë që do të tregojmë, gjykata do të vërtetohet se grupi është udhëhequr nga Aleksandër Vasilevski-Ninxha dhe Nikolla Mitrovski – Kolo, duke ditur se kanë përkrahjen e të akuzuarve të tjerë”, deklaroi Prokuroja Publike, Villma Ruskovska.

Siç sqaroi Prokuroria, gjithçka ka filluar në ora 14 e 39 minuta më 27 prill, kur truproja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i është lajmëruar në telefon vëllait të tij, të akuzuarit Aleksandër Vasilevskit- Ninxha, pas çka kanë vijuar disa biseda telefonike mes Aleksandër Vasilevskit- Ninxha dhe Nikolla Mitrovskit-Kolo, të cilët, sipas prokurores, kanë organizuar sulmin.
Avokati mbrojtës i deputetit Krsto Mukovskit, për sulmin në Kuvend tha se klienti i tij nuk ka ditur me çfarë qëllimi njerëzit kanë hyrë në Kuvend.

“Nuk ka komunikim dyanësh, as nuk ka urdhër për ndërmarrje të akteve. Nuk bëhët fjalë për paramendim për të cilën ka ndodhur vepra penale për çka akuzohet”, deklaroi avokat Igor Kiçec.

Ndërsa për të akuzuarin Oliver Radullov, i cili akuzohet për ndihmesë në vepër penale, pasi që ata kanë marrë harddisqet e videoxhirimeve në kamerave të sigurisë, i njëjti avokat tha se ai vetëm ka shoqëruar Sasho Markovskin nga BSK dhe se ka përcjellë urdhërat e dhëna nga personat përgjegjës. Avokati Igor Kiçec, që gjithashtu përfaqëson edhe të akuzuarin Nikolla Mitrovski- Kolo, tha se klienti i tij nuk e ka organizuar sulmin.

“Nuk mund të mohohet se klienti im ka hyrë në kuvend, por nuk është e vëretetë se ka planifikuar një gjë të tillë dhe nuk ka organizuar të tjerët për të hyrë në kuvend”, deklaroi avokat Igor Kiçec.

Ndryshe, kjo ishte seanca e parë kryesore për rastin “Prilli i përgjakshëm” në të cilin 33 persona akuzohen për sulmet që u bënë në Kuvend më 27 prill. Shumica dërrmuese e të akuzuarve, duke përfshirë pesë deputetë dhe ish-drejtorin e Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, janë akuzuar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues. ndërsa disa persona për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njëjtë penale. Para se të fillojë seanca gjyqësore, para gjykatës kishte protestues që kërkonin lirimin e të akuzuarve, duke i quajtur heronj. Ata qëndruan para gjykatës për disa orë, ndërsa të bërtiturat e tyre u shoqëruan nga zurle e tupana. Seanca e ardhshme është caktuar për nesër, kur do të vazhdohet me fjalimet hyrëse të avokatëve mbrojtës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img