06,05,2024

Asgjësohet sasi e konsiderueshme e produkteve ushqimore në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.22.08.2018. Aksioni i ndërmarrë muaj më parë me iniciativën e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për kontrollimin e produkteve që ofrohen në treg po vazhdon me po të njejtin intensitet edhe gjatë gjithë kësaj kohe.

Sot, inspektorët komunal të përbërë edhe nga inspektorët sanitar, të tregut dhe mjedisit kanë kapur dhe asgjësuar në njërin nga marketet e mëdha që operon në Ferizaj, një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore të prishura, përkatësisht të skaduara.

Këto produkte janë zënë gjatë kontrollit rutinor në proces shitje. Inspektorati komunal gjatë 3 muajve të fundit ka inspektuar shumica e marketeve, lokaleve ku ofrohen produkte të ndryshme që ka rezultuar me mbi 80% e lokaleve, marketeve plotësojnë kushtet, gjegjësisht produktet ofrohen sipas të gjitha kushteve për shitje- konsum.

Komuna e Ferizajt, përkatësisht inspektorati i komunës është i vendosur në përmbushje të qëllimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu që shëndeti i qytetarëve të garantohet në bazë ditore nga cilësia e produkteve që ofrohen në treg.

Inkurajohen qytetarët që të denoncojnë rastet kur hasin në produkte të prishura, të skaduara pranë inspektoratit komunal në mënyrë që në treg të ketë sa më pak produkte të pasigurta.

.

.

.

.


.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img