18,05,2024

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre personave për grabitjen e 7 gushtit në Shtime që rezultoi me një të vdekur

Must Read

Prokuroria e Ferizajt ka ngritur aktakzuë ndaj tre personave për grabitjen e 7 gushtit në Shtime që kishte rezultuar me fatalitet.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo Prokurori.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të pandehur, A.T., A.M., dhe A.T., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, më datën 07 Gusht 2019, në fshatin Petroviç, komuna e Shtimes, të pandehurit duke vepruar si anëtarë të grupit, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetes të i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëm të të dëmtuarit N.N., dhe kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit dhe nga aty kanë marrë shumën e të hollave prej 24, 000 franga zvicerane, me të cilën kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila iu vihet në barrë.

Kujtojmë, se në këtë ngjarje që kishte bërë bujë në të gjithë vendin, kishte mbetur i vdekur njëri nga grabitësit, i cili pas plagëve të marra nga pronarët e shtëpisë ku ishte cak vdekja, ai kishte ndërruar jetë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img