29,04,2024

Projekte milionëshe për Ferizajn në fushën e mjedisit

Must Read

Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës po vazhdojnë mbështetjen si asnjëherë më parë për Komunën e Ferizajt të drejtuar nga Kryetari Agim Aliu. Këtë e dëshmon edhe vizita e sotme e të parit të mjedisit dhe planifikimit hapësinor, ministrit, Fatmir Matoshi. Ai i shoqëruar edhe nga drejtues të departamenteve në kuadër të kësaj ministrie, vizitoi Komunën e Ferizajt, për t’i konfirmuar mbështetjen në projekte të ndryshme mjedisore dhe vepra të rëndësisë së veçantë strategjike për mjedisin në territorin e Ferizajt.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi, drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi e njoftuan ministrin Matoshi për hapat e ndërmarra nga qeverisja lokale në dobi të infrastrukturës mjedisore si dhe projeksioneve për të ardhmen, duke vënë theksin tek projekti i rregullimit të shtratit të lumit Sazli, funksionalizimi i Bifurkacionit të lumit Neredime si dhe ndërtimi i Parkut Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne shumë shpejt do të nënshkruajmë me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit memorandumet për nisjen e procedurave dhe lehtësimin e realizimit të tri projekteve të cilat janë pjesë e kodeve buxhetore në kuadër të buxhetit të Republikës së Kosovës, që ato të fillojnë në implementim. Tashmë për qytetarët e Ferizajt janë të njohura këto projekte që do të shohin realizmin si projekte. Është fjala për rregullimin e shtratit të lumit Sazli deri në derdhjen e njërës nga degët e lumit Nerodime në lumin Sitnica, që kap vlerën e përgjithshme të projektuar prej 500 mijë euro, gjithashtu është edhe funksionalizmi i Bifurkacionit të lumit Neredime i cili ka vlerën afërsisht 300 mijë euro si dhe ndërtimi i Parkut Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc, poashtu një projekt i premtuar nga ne i cili tashmë është në kuadër të kodeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit, ishte edhe çështja e ndërtimit të impianteve. Tashmë e dimë që është përkushtim i Qeverisë për të shtyrë përpara këtë proces, dhe mua më vjen mirë që sot na ri konfirmoj ministri që në agjendën e shtyrjes para të projekteve mjedisore në mënyrë të veçantë në këtë rast ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza për Ferizajn, pas një miratimi që shumë shpejt pritet të ndodh në Kuvendin e Republikës së Kosovës me marrëveshje e nënshkruara në mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë hungareze do të fillojë realizmi i këtij projekti” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu i cili u shpreh falënderues edhe për mbështetjen nga MMPH në kuadër të Garave të Mjedisit siç është ajo në vlerën e afro 600,000.00€ për makineri të mirëmbajtjes dhe granti i performancës në vlerën e 150,000.00€ që përfitoi Komuna e Ferizajt për angazhimin në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”. Ai tutje njoftoi ministrin Matoshi për masat që ka ndërmarr qeverisja lokale në dobi të mjedisit, duke eliminuar qindra deponi ilegale të mbeturinave, mbjellë mijëra lule dhe drunj dekorativ, shqiptimi i gjobave mandatore dhe shtimin e kapaciteteve në Inspektoratin e Komunës në pikëpamje të inspektorëve të mjedisit.

Në anën tjetër, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi tha se janë në fazën e hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm dhe se Komuna e Ferizajt do të përfitoj projekte milionëshe në fushën e mjedisit.

“Unë jam i lumtur që në emër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të ofroj mbështetjen nga buxheti i Republikës së Kosovës, të ofroj projekte që do të filloj së realizuari këtë vit, disa prej tyre do të përfundojnë vitin e ardhshëm e që kalojnë vlerën 1.2 milionë euro, projekte të cilat i përmendi Kryetari një nga një shpresoj që mos të jenë të vetme, kur them 1.2 milionë eurove nuk i kemi përfshirë grantin e përfomancës ku kemi fituar e cila shpresoj se do të implementohet deri në fund të muajit shtator ose tetor të këtij viti. Ferizaj dhe qytetarët e saj janë shpërblyer për përkushtimin e tyre, për të jetuar në Ferizaj më të mirë dhe më të pastër. Një nga mrekullitë që ka Kosova është Bifurkacioni i lumit Neredime i cili kërkon një trajtim të veçantë, do të ketë një trajtim të tillë nga Ministria. Ne sot folëm për një projekt për rregullimin e shtratit të këtij lumi, por gjithësi ai nuk do të jetë investimi i vetme që do të ndodh aty, folëm për Parkun Memorial të UÇK-së, do të ketë angazhim jo vetëm të Komunës, por edhe të Ministrisë organizatave të luftës, por do të ketë mbështetjeje edhe për lumin e fshatit Sazli. Jemi në fazën e planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm , sigurisht që kërkesat e kryetarit Aliu, shqetësimet që janë shqetësime të Ferizajt, janë shqetësime dhe të ministrisë dhe gjithsesi që do ta keni mbështetjen e pa rezervë të Ministrisë që unë drejtoj” tha ministri Matoshi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img