Ai kohë më parë në një tribunë të mbajtur ka nxjerr në pah shumë të dhëna sipas të cilave praktikisht gjithçka rrjedh nga shqiptarët, thekson portali më i madh rus, Sputnik, transmeton lajmi.net.
“Dinastija Karagjorgjeviq rrjedh nga fisi shqiptar Klement. Tre Papa të Vatikanit ishin shqiptar. Nënë Tereza është shqiptare, Rober Dole, senator amerikan, është me prejardhje shqiptare. Momentalisht në Amerikë janë shtatë senatorë, shtetas amerikan, nga Shqipëria. Gjashtë kryebashkiak të Çikagos kanë qenë me prejardhje shqiptare…”, ka thënë Spahiq.
Profesori i rregullit i Universiteti të Sarajevës, i cili vlen si njëri nga teoricientët me të famshëm në rajon në aspektin politik, merret edhe me publicistikë dhe teori të kulturës.
“Thonë, Novak Gjokoviqi është i ynë – serb. Qysh serb, kur është Gjokaj, katolik shqiptar nga Tuzi dhe kur vëllai i tij edhe më tej quhet Dragan Gokja”, ka thënë Spahiq. /Lajmi.net/