Sabit Kopalla, profesor në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, ka rrahur në mënyrë brutale një nxënës të shkollës së tij.
Sipas dëshmitarëve të cilët kanë dërguar videon në redaksinë e portalit Llapi.info kanë thënë se rrahja ka ndodhur në shkollën ”Ibrahim Rugova” në të cilët gjenden disa paralele të ndara të gjimnazit.
Sabit Kopalla, profesor në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, ka sqaruar raportimin në disa media se i njëjti ka qenë i përfshirë në një rrahje me një nxënës në të kësaj shkolle.
Sipas tij, nxënësi është i afërm i familjes së tij
Profesori, i cili është përgjegjës në disa klasa të gjimnazit, që mbajnë mësim në objektin e Shkollës “Ibrahim Rugova”, ka theksuar se njësiti i policisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vënë nën kontroll situatën e krijuar.
“Në qarkullimin e asaj videos që është bërë nëpër portale, unë sqarojë se jam përgjegjës në shkollën ‘Ibrahim Rugova’ me pesë klasë të gjimnazit dhe derisa unë kam qëndruar në pushim, sepse ka qenë pushimi i gjatë aty ka ardh një nxënës dhe më ka thënë profesor hajde se po donë me u rreh. Pastaj, unë kam dalë dhe i kom pa aty. E kam kap nxënësin kushërinin tem dhe kom tentu që të i fus brenda, por të njëjtit më kanë ardh dhe kanë ikë masandej kanë shkuar më larg unë përsëri kom provu me sanu rrahjen pastaj në vend të ngjarjes kanë ardhur policia dhe gjithçka është sqaruar ky incident”, tregon profesori për Indeksonline.
Kopalla në fund thotë se lidhur me rastin në fjalë, ka biseduar me organet përkatëse për këtë dhe gjithçka tani është në rregull.
Ndryshe, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë realizuar edhe pamje të rrahjes në oborrin e Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Ibrahim Rugova” në Podujevë.