Lumezi dhe Thaçi shihen në disponim të mirë në këtë konferencë, duke shkëmbyer edhe një bisedë në mes veti, raporton lajmi.net.
Ajo cka bie në sy është veshja e pothuajse e njëjtë e kryeprokurorit dhe presidentit.
Në këtë konferencë kryeprokurori Lumezi tha se sistemi prokurorial në Kosovë është ballafaquar me sfida të ndryshme gjatë vitit të kaluar, “por këto sfida serioze këtë sistem do ta përcjellin gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian”.
Ndërsa i pari i shtetit tha se sistemi prokurorial ka shënuar suksese të vlerësuara, por ballafaqimi më krimin është sfidë e re. Beteja në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive negative, ka thënë ai, duhet të jenë të vazhdueshme, e vendosur dhe me tolerancë zero./Lajmi.net/