27,12,2024

Presidenti i Meksikës anulon takimin me Donald Trump, shkak muri

Must Read

Presidenti i Amerikës Donald Tramp më parë ka thënë se në qoftë se Meksika nuk e ka në mendje të paguajë një mur në kufi, atëherë është më mirë që ta anulojnë takimin, ashtu siç edhe ka bërë presidenti Nieto.

Të dy supozohej  të takoheshin në Uashington, shkruan b92, transmeton lajmi.net.

“Nëse Meksika nuk është e përgatitur të paguajë për murin e shumë nevojshëm, atëherë do të ishte më mirë që ta anulojnë takimin e ardhshëm”, ka thënë Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Ai përkujtoi se deficiti tregtar i SHBA-së me Meksikën është 60 miliardë dollarë, thanë zyrtarët.

Nieto më parë ka thënë se Meksika nuk do të paguajnë për  murin kufitar të Donald Trump.

Ai po fliste pasi presidenti amerikan nënshkroi një urdhëresë për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, i cili do të jetë 3,200 kilometra e gjatë.

Trump ka thënë se administrata e tij do të punojë së bashku me Meksikën për sigurinë e të dy vendeve, si dhe do të punojë ngushtë në këtë çështje.

“Në shpëtojme jetë në të dyja anët e kufirit”, tha Trump, pasi nënshkroi direktivën në ndërtimin e murit në kufi me Meksikën./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img