28,03,2024

POSTZHVILLIMI DHE POSTBUXHETI

Must Read

Që nga paslufta, Ekonomia e Kosovës nga të gjitha Qeveritë në një mënyrë është lënë anash përshkak të problemeve politike të cilat janë reflektuar në Republikën e Kosovës. Dhënja prioritet problemeve politike dhe lënja anash e Ekonomisë ka ndikuar që të kemi një zhvillim ekonomik të nivelit mjaft të ulët. Ndryshimet e
partive politike në qeverisje nga një parti në tjetrën dhe programet e mangëta dhe të pamatshme në fushën e ekonomisë kanë ndikuar që të kemi nje ekonomi jokonkuruese në Ballkanin Perëndimor në raport me shtetet e
rajonit.
Secili shtet i cili dëshiron të zhvillohet në aspektin ekonomik duhet të ketë një buxhet të orientuar në strategjinë afatgjate te zhvillimit ekonomik, ku mbi bazë e asaj strategjie të ndërtoj politika zhvillimore ekonomike dhe të filloj së zbatuari objektivat për realizimin e atyre politikave zhvillimore. Te ne në Kosovë ende
nuk kemi një strategji të zhvillimit ekonomik, kanë tentuar disa herë të gjitha Qeveritë e kaluara që të ndërtojnë një strategji të zhvillimit ekonomik, mirëpo ende nuk e kanë kryer si obligim. Andaj në mungesën e strategjisë
çdo vit po kemi buxhet të ndërtuar ad hoc i cili po orientohet kryesisht në investime kapitale, te cilat investime po sjellin rritje ekonomike mirëpo jo zhvillim ekonomik.
Bilanci tregëtar të cilin e ka Kosova është një bilanc negativ pasi që importi është tejet më i lartë se eksporti. Në bazë të të dhënave të Agjensionit të statistikave të Kosovës, Importi në vitin 2019 ishte 3 miliard e 496 milion euro ndërsa eksporti ishte 383 milion euro ku deficiti tregëtar në vitin 2019 ishte 3 miliard e 113
milion euro. Këto statistika për secilin ekonomist janë shqetësuese. Në mënyrë që të elimiojmë këtë deficit mjaft të lartë tregëtar ne si Kosovë nuk duhet të kemi orientime në rritjen e eksportit, por politikat zhvillimore do të duhej të ishin në zëvendësimin e importit me produkte alternative në tregun e Kosovës. Zëvendësimi i importit
do të duhej të ishte nëpërmjet krijimit të mundësive që të kemi investitor potencial të jashtëm, ku rekrutimi i këtyre investitorëve do të duhej të bëhej nëpërmjet ofrimit të investimeve joint venture (investimeve të përbashkëta).
Investimet e jashtme në Kosovë, kryesisht janë të orientuara në investimet në patundshmëri dhe në
investime financiare siç janë bankat komericiale dhe institucionet financiare të tjera. Mungesa e investimeve të jashtme në Kosovë ka ardhur si rezultat i jostabilitetit politik, ndryshimit të shpeshtë të politikave fiskale , vonesave në zgjidhjen e lëndëve të kontesteve ekonomike dhe ajo që është kryesorja mungesa e strategjisë së
zhvillimit ekonomik.
Zhvillimi ekonomik do të duhej të merrej prej të gjitha partive politike si prioritet, si pozita ashtu edhe opozita do të duhej të kontribonin në krijimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një buxheti që do të ndikonte në këtë zhvillim e jo çdo vit të kemi buxhet të konsumit dhe jo të zhvillimit. Buxheti i zhvillimit do të ishtë një buxhet ku investimet që do të bëheshin, do të duhej të ishin investime të cilat do të kishin kthimin e investimeve nëpërmjet dividendave të cilat do të inkasonte Qeveria e Kosovës , dhe multiplikimi i atyre dividendave në investime të reja do të kishte rritje të vazhdueshme të Buxhetit dhe në të njejtën kohë krijimin edhe të mundësive pastaj të rrijteve të investimeve kapitale. Orientimi do të duhej të ishte në investime të cilat kthejnë investimet në një afat së paku prej 6 viteve. Në vitin 2019 vetëm remitencat sipas të dhënave të Bankës
Qendrore kanë që 851.9 milion euro. Orentimi i këtyre remitencave në projekte konkrete do të ndikonte mjaft shumë në zhvillimin ekonomik.
Buxheti i miratuar për vitin 2020 është një buxhet i cili vështirë se do të realizohet përshkak të situatës së pandemisë. Ky buxhet i planifikuar që të ketë të hyra prej 2 miliard e 20 milion euro, të dala 2 miliard e 357 milion euro dhe me një stok të borxhit të brendshëm prej 912 milion dhe stok të borxhit të jashtëm prej 502 milion tregon situatën e pafavorshme buxhetore që e ka momentalisht Kosova. Fillimisht është vështirë se do të realizohen të hyrat dhe duhet që të dalat të shkurtohen gjithmonë duke u bazuar në të hyrat e realizuara.
Andaj Buxheti i planifikuar për vitin 2021 duhet të jetë buxhet i ndërtuar në bazë të strategjisë afatgjate zhvillimore e cila duhet të krijohet urgjent në vitin 2020 dhe orientimi i ri buxhetor të jetë në vitin 2021 , buxhet që krijon kthim e jo shpenzim.
Si do të realizoheshin këto investime të jashtme Joint Venture të cilat do të krijonin kthim të investimeve po i ceki hapat të cilat do të duhej secila Qeveri ti merr për bazë:

  1. Kyçja e të gjitha partive politike në krijimin e strategjisë afatgjate të zhvillimit ekonomik, do të krijontë përshtypje tek investitorët e jashtëm se në Kosovë kur është në pyetje ekonomia edhe pozita dhe opozita janë bashkë
  2. Krijimi i strategjisë afatgjate të zhvillimit ekonomik, do të ndikonte te investitorët siguri se nuk do të ketë ndryshime të shpeshta të politikave tatimore të cilat janë duke ndikuar mjaftë shumë në hezitimin për
    të investuar në Kosovë
  3. Krijimi i Gjykatës vetëm për konteste ekonomike për investitorët e kësaj kategorie
  4. Dhënja si detyrë të gjithë ambasadorëve që të krijojnë si punë shtesë lobimin te korporatat ndërkombëtare për investime joint venture
  5. Krijimi i zonave ekonomike vetëm për investime joint venture dhe investime të jashtme, do të zvogëlonte koston e investimeve fillestare të këtyre investitorëve dhe do të tërhjekte që të bëjnë investime dhe
  6. Krijimi i moratoriumit fiskal për 3 vite për të gjithë investitorët në këto zona.
    Nëse i analizojmë të gjitha këto hapat, nuk është edhe vështirë të realizohen, mirëpo inatet politike të Lidershipi politik në Kosovë kanë ndikuar që të kemi një situatë të tillë të pafavorshme ekonomike. Nese Qeveria
    e re tani ofron bashkëpunim me opozitën dhe i merr për bazë hapat të cilat i kam cekur më lartë në vitin 2021 do të kemi rrijte të investimeve të jashtme, do të kemi investime joint venture dhe do të kemi zhvillim ekonomik dhe papunësi.
    Autor,
    Dr.sc Medain Hashani
    Profesor i Kontabilitetit dhe Auditimit
    Fakulteti Ekonomik, Kolegji AAB
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img