28,12,2024

“Populizmi rrezikon unionin”

Must Read

Paralajmërimi vjen nga ministri gjerman i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari Sigmar Gabriel. Duke folur ne Bundestag, ai i cilësoi zgjedhjet presidenciale franceze si profetizuese për fatin e Europës.

“Pas Brexit-it vitin e kaluar, nëse armiqtë e Europës do të triumfojnë sërish në Holande ose në Francë, atëherë ne përballemi me kërcënimin që projekti më i madh i civilizimit të shekullit të 20, i quajtur Bashkimi Europian, të dështojë”, shprehet Sigmar Gabriel.

Gabriel, i cili do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Ekonomisë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, premtoi gjithashtu zgjedhje të drejta e dinjitoze, e jo të shënjuara nga fyerjet e sulmet personale, siç ndodhi në Shtetet e Bashkuara.

“Besoj se prag te zgjedhjeve federale ne duhet të vendosim një standard. Jemi rivalë politikë, por jo armiq. Zgjedhjet nuk janë një kamp pushimesh. Por as nuk duhet t’i afrohen pragut të fyerjeve e sulmeve personale, siç pamë në SHBA”, thotë Gabriel.

Lideri i socialdemokratëve, hoqi dorë nga kandidatura për kancelar në zgjedhjet kombëtare të muajit shtator duke ja lënë vendin ish-presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz. Vendimi tregon se SPD-ja e ka seriozisht kur thotë se po mendon t’i japë fund rolit të saj si partner i koalicionit me Merkelin, pas zgjedhjeve të 24 shtatorit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img