07,05,2024

Për dy javë 78 persona kryejnë testet serologjike në poliklinikën ”Swiss Plus” në Ferizaj

Must Read

Gjatë muajit që lamë pas në Kosovë u licencuan dhjetëra laboratore private për kryerjen e testeve serologjike, në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe antitrupat që mund të jenë krijuar tek një pacient.

 Testet e tilla janë të rëndësishme për të përcaktuar shkallën e imunitetit ndaj sëmundjes COVID-19, e cila shkaktohet nga koronavirusi i ri, posaçërisht te personat që nuk kanë shfaqur simptoma.

 E, një ndër laboratorët privat në Ferizaj që i është dhënë licensa nga Ministria e Shëndetësisë dhe po kryen teste serologjike është poliklinika ”Swiss Plus”.

Doktoresha Semina Selmani  thotë se që nga 18 korriku kur kanë filluar të realizojnë teste serologjike, në këtë ordinancë janë marrë 78 mostra, prej tyre ajo tha se 24 qytetarë e kanë kaluar virusin pa shfaqje të simptomave.

“Laboratori ynë është licencuar për kryerjen e testeve serologjike prej 18 gushtit dhe nga atëherë kemi filluar me marrjen e mostrave të pacientëve, me anë të mostrave të gjakut që merren, deri më tani 78 mostra janë marrë, prej tyre 8 janë raste aktive me virus, 48 janë negativ dhe 24 raste janë që  e kanë kaluar virusin, që kanë qenë pozitiv”, tha Selmani.

Selmani thotë se në vazhdimësi janë në kontakt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’ua përcjellë të dhënat.

“Në bazë të protokollit që është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë rastet që janë me simptoma jo shumë të ashpërsuara i trajtojmë këtu, ndërsa pacientët që kanë ndryshime rengenologjike i udhëzojmë në nivelet sekondare dhe terciare, por shumicën e pacientëve me mortifitet jo shumë të shprehur i trajtojmë  këtu”, tha Selmani.

Çmimi i testit serologjik në këtë laborator është 20 euro.

Përndryshe, testet serologjike aktualisht nuk i kryen Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img