Policia gjermane pas një hetimi të gjatë ka zbuluar autorët e shumë vjedhjeve të kryera. Mësohet se pas këtyre vjedhjeve qëndrojnë katër shqiptarë nga Kosova, shkruan new-facts.eu.
Në qendër të vëmendjes kanë qenë shumë biznese komerciale, sidomos restorantet, përcjell albinfo.ch. Përveç tyre kishin marrë edhe të holla dhe gjësende tjera me vlerë.
Procedura e tyre pothuajse gjithmonë ka qenë e njëjtë. Ata kishin thyer derën me forcë, kurse në disa raste, kishin thyer edhe kasafortat.
Fokusi i vjedhjeve ka qenë në qytetin e Biberach. Por, vjedhje ka pasur edhe në qendrat e biznesit dhe objekteve sportive në Attenweiler, Warthausen dhe Ummendorf.
Në përgjithësi autorët kanë plaçkitur prona deri në 30 mijë euro, kurse dëmi është vlerësuar rreth 65 mijë. Pas një hetimi më se tre muaj, grupi hetimor ka shpjeguar se bëhet fjalë për 40 vjedhje të kryera.
Dyshimi është drejtuar te katër shqiptarë nga Kosova, të cilët kishin ardhur për disa muaj në Biberach. Ata janë të moshës 20-26 vjeçare, derisa njëri nga të dyshuarit është marrë në paraburgim.
.