27,04,2024

Policia zbulon arsenal armësh në Kaçanik

Must Read

Një sasi e madhe e armëve është gjetur nga Policia gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar në Kaçanik.
Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë, pronë e të dyshuarit serb, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjysmë automatike, dy kallashnikovë, katër granata dore, një gaz lotsjellës, gjashtë karikatorë, 142 copë fishekë, dy radiolidhje dhe 100 copë banderola të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftimin e Policisë, nuk raportohet për persona të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet nga Policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img