Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti tha për lajmi.net se në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja të armës së zjarrit.
“Jashtë sallës së sporteve në Zubin Potok, mund të konfirmoj se rreth orës 3:00 ka ndodhur një shpërthim, që si duket është granatë dore. Po ashtu në vendngjarje kemi gjetur gëzhoja, nga arma e zjarrit, automatik”, tha Hoti.
Ai tha se ky rast është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”. Megjithatë Hoti tha se deri më tani autorët mbeten të panjohur, ndërsa tha se njësitet policore kanë dal menjëherë në vend ngjarje dhe kanë bërë këqyrjen e vendit dhe hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Në këtë incident, nuk ka të lënduar.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet që të qëndroj sot në Zubin Potok./lajmi.net