05,05,2024

Policia në Ferizaj mëson nxënësit për parandalimin e dhunës në familje

Must Read

Policia e Kosovës në Ferizaj ka përfunduar realizmin e projektit “Fenomeni i dhunës në familje”.
Ky projekt ka pasur për qëllim parandalimin e dhunës në familje dhe sensibilizimin e të gjithë qytetarëve lidhur me këtë dukuri, rastet e të cilës janë në rritje e sipër.
Në kuadër të kësaj janë bashkërenduar aktivitetet ndërmjet përgjegjësve dhe hetuesve të Sektorit Rajonal të Hetimeve përkatësisht të Njësisë së Dhunës në Familje me të gjitha stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Zbatimi i këtij projekti ka nisur me ligjërata nëpër shkollat e Ferizajt, të Shtimes ,Kaçanikut, Shtërpcës dhe të Hanit të Elezit. Për mbarëvajtjen dhe ecurinë e projektit janë angazhuar edhe zyrtarë policor të Njësitit të Komunitetit duke bashkëpunuar ngushtë me drejtoritë Komunale të Arsimit. Projekti “Fenomeni i dhunës në familje” është realizuar gjatë muajit Tetor , ku gjatë kësaj kohe, në këto ligjërata kanë prezantuar një numër i konsideruar i nxënësve “, njofton Policia e Kosovës në Ferizaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka realizuar gjithsej 46 ligjërata, ku kanë marrë pjesë 1 mijë e 578 nxënës.
Kjo drejtori do të vazhdoj edhe me aktivitete të tjera në parandalimin e dukurive negative.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memoria “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img