26,04,2024

Policia në Ferizaj arreston 31 vjeçarin, të dyshuar për vjedhje dhe detyrim

Must Read

Ekipe të policisë së Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë arrestuar personin SH.T, 31 vjeçar, i kërkuar për veprën penale ‘‘’Detyrimi’’ në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore, me dënim burgu prej 9 muaj.

Sipas një njoftimi për media, pas mbajtjes së seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Ndërkaq, ndaj tij në gjykatë është duke u zhvilluar procedurë tjetër, për shkak të veprës penale, në bashkëkryerje ‘’Vjedhje’. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img