25,04,2024

Policia me fushatë vetëdijësuese

Must Read


Stacioni policor në Shtime, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji, ka vazhduar me aktivitetet e tyre, duke shpërndarë fletushka vetëdijësuese në parandalim të dukurive negative në shoqëri.
Policët , u shpërndanë qytetarëve fletushka vetëdijësuese, si : ‘’ Festo pa armë’’, ‘’Kujdes nga zjarret’’, ‘’Kujdes për veturën tuaj’’ ‘’Mos shpejto
me automjet’’ , ‘’Mos e përdor telefonin gjatë ngasjes’’.
Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve , drejtuesve të automjeteve, të të gjitha kategorive, pjesëmarrës në komunikacion, me
synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion .
Akitiviteti u mbajt në rrugët e qytetit të Shtimes dhe ky aktivitet u vlerësua nga qytetarët .
Ishte, kjo edhe një përpjekje e policisë së këtij stacioni, që të zgjojnë vëmendjen dhe të ndërgjegjësojnë qytetarët, që sezona e verës të
kalohet me më pakë incidente dhe aksidente në komunikacion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img